Rama akuzon Dritan Lelin: Vlora, modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin! Do mjaftonte që kreu i Bashkisë…

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, vendi nga ku nis plani i veprimit për pastrimin rrënjësor të vendit.

Gjatë fjalës së tij kryeministri nuk la pa shigjetuar edhe kreun e kësaj Bashkie, Dritan Lelin, teksa theksoi se Vlora është modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin.

Teksa e quajti këtë vend të vogël, por që tërheq qindra mijëra turistë, Rama tha se ky vend mund të pastrohet edhe nga vetë kreu i Bashkisë, duke marrë me vete edhe pesë punonjës të tjerë, pa qenë nevoja që vetë kryeministri të shkojë atje me gjysmën e qeverisë.

Vlora në fakt në vend që të ishte model, pasi siç është bërë model për transformimin, për pikat e tërheqjes së më shumë turistëve, për rritjen e aktiviteteve të biznesit të vogël, për mbledhjen e të ardhurave, rritjen e xhiros është paralelisht modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin dhe indiferencën lapidare të bashkisë që është e pakonceptueshme.

Këtu nuk ka nevojë për ushtri dhe vullnetarë, apo që të vij unë e gjysmën e qeverisë, por mjafton kryetrari i bashkisë dhe 5 veta të tjerë me një qese në dorë çdo ditë dhe duke i thënë qytetarëve ‘mos na ktheni prapë këtu’, pylli i Sodës të bëhet një vend ku askush nuk hedh më asnjë plerë tjetër”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad