Rama apeloi të bënin kujdes, Meta i përgjigjet: S’është ankuar ndonjë gazetare për prekje nga unë, qesharake nga vjen rekomandimi!

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta i është përgjigjur, ”këshillës” së Edi Ramës për Lulzim Bashën, se gratë dhe vajzat duhet ti ruajë nga Likja dhe Saliu, dhe harbutëria e tyre.

Meta tha se të gjithë e dinë fare mirë se kush i dhunon gratë dhe vajzat, dhe se presidenti ka qenë shumë i qartë në qëndrimet e tij.

“Nuk është ankuar ndonjë gazetare se është prekur me dorë nga Ilir Meta, përkundrazi ju e dini sesa i durueshëm dhe i respektueshëm kam qenë më të gjitha ju, ju e dini se kush bën presion ndaj gazetarëve, se bëjnë pyetje që nuk kanë kaluar nga zyrat e propagandës.

Kemi qenë shumë bashkëpunues, dhe sigurisht që mund të kemi vend për përmirësime në sjelljen me vajzat, gratë dhe nënat. Por kur rekomandime të tilla vijnë nga një person që dihet si është sjellë me to, është qesharake, dhe bëhet për të spostuar vëmendjen nga plani për të vënë dorë mbi zgjedhjet.

Unë e kam thënë dhe e përsëris se kjo histori do të marrë fund, nuk ka sondazh të blerë, që mund të ndryshojnë vullnetin e qytetarëve”, u shpreh Meta gjatë një deklarate nga sheshi “Nënë Tereza”.

”Çdo shqiptar i ndershëm është 100% dakord që nuk duhet të vihet dorë mbi votën, pasi nuk respektohet ligji dhe kushtetuta, ndaj është dhe një kusht i pakapërcyeshëm nga BE. Të gjithë ti mbajnë larg duart nga vota e shqiptarëve, të gjithë të paraqesin alternativat e tyre se çkanë bërë dhe çfarë duan të bëjnë në të ardhmen”, tha presidenti.

Zjarr Tv Ad