Rama autokritikë: Pas 6 viteve nuk kemi shëndetësinë që duam

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjashtë vjet më parë kryeministri, Edi Rama, u premtoi qytetarëve një sistem shëndetësor më të mirë. Por sot pas 6 vitesh, ai ka pohuar se shëndetësia nuk është aty ku duhet.

Edi Rama: Shëndetësia që duam nuk ka asnjë lidhje me këtë që kemi dhe pikërisht për të lidhur të sotmen me të ardhmen jemi këtu realisht në një moment që do ta kujtojmë gjatë pasi është një moment ku transformimi hyn në një fazë të re duke rritur cilësinë e burimeve njerëzore. 

Mund të bëjmë spitale të reja, mund të sjellim aparatura të reja, mund të krijojmë një infrastrukturë të re në çdo aspekt ashtu, sikundër mund të bëjmë shkolla të reja, mund të bëjmë investime për laboratorë, por në fund të ditës diferencën e bën cilësia e kapitalit njerëzor dhe ky është investimi më i rëndësishëm që Shqipëria ka bërë deri më sot për të rritur cilësinë e kapitalit njerëzor dhe është jo pak që këtë investim e bëjmë në sektorin më të lidhur me jetën dhe me shëndetin e njerëzve tanë.

E pranishme në takim, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli për risitë që sjell ligji i ri i kujdesit shëndetësor.

Ogerta Manastirliu: Një rëndësi të veçantë i kemi kushtuar edukimit në vazhdim dhe certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë që ne besojmë që është ndër parakushtet që garantojnë standardin dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor.

Nuk dihet sesa reforma e re në shëndetësi do të rrisë dhe cilësinë e shërbimeve por 6 vjet pas premtimit për shëndetësi falas, ankesat e pacientëve vijojnë të jenë të shumta.

 

Zjarr Tv Ad