Rama-Bashës: Si mund t’u thuash shqiptarëve KiE mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet?

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës lidhur me anulimin e delegacionit të vëzhguesve nga Këshilli i Evropës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në një postim në Twitter, Rama akuzon Bashës se gënjeu kur tha se Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme.

“Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish.

Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh apo rrena tjetër gati?,”-shkroi Rama.

 

Zjarr Tv Ad