Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas skandalit të publikuar nga media malazeze se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bashkëpunuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të thyer embargon ndaj Rusisë. Vasili teksa i referohet medias malazeze “Pobjeda” shkruan se “sasi të mëdha të plehrave artificiale ruse u transportuan me kamionë nga porti shqiptar i Durrësit, përmes pikës kufitare të Bozhajt dhe më tej përmes territorit malazez drejt Serbisë”.
Vasili thotë ndër të tjera se i gjithë operacioni u projektua dhe u krye me dijeninë e autoriteteve të Beogradit, Tiranës dhe Podgoricës dhe kontraktorët ishin njerëz shumë të afërt me autoritetet e këtyre tre vendeve.
Reagimi i Petrit Vasili
Plas skandali: Edi Rama ka bashkëpunuar me Vuçiç për të thyer embargon e BE ndaj Rusisë!
Një shkrim i të përditshmes “Pobjeda” në Malin e Zi ka denoncuar një skandal të përmasave ndërkombëtare, sipas të cilit Edi Rama dhe Dritan Abazoviç u bënë pjesë e thyerjes së embargos së SHBA dhe BE duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit.
Sipas “Pobjeda”, mijëra kamionë u ngarkuan me pleh kimik nga anijet që erdhën nga Rusia në Portin e Durrësit, kaluan në Malin e Zit përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe nga territori malazez u futën në Serbi pranë Dobrakovit. Në kthim, kamionët janë ngarkuar me drithë dhe kanë kryer të njëjtin itinerar.
Për muaj të tërë, sasi të mëdha të plehrave artificiale ruse u transportuan me kamionë nga porti shqiptar i Durrësit, përmes pikës kufitare të Bozhajt dhe më tej përmes territorit malazez drejt Serbisë
Për më shumë se një vit, trembëdhjetë muaj më saktë, sasi të mëdha të plehrave artificiale ruse shkuan nga Shqipëria, nëpërmjet Malit të Zi në Serbi, dhe në deklaratat doganore në fillim shkruhej qartë vendi i origjinës – Federata Ruse
I gjithë operacioni u projektua dhe u krye me dijeninë e autoriteteve të Beogradit, Tiranës dhe Podgoricës dhe kontraktorët ishin njerëz shumë të afërt me autoritetet e këtyre tre vendeve.