Rama: Bashkia këtu ndërton pallate në rërë akoma sot e gjithë ditën

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak muaj para zgjedhjeve vendore, socialistët kanë nisur akuzat ndaj kundërshtarëve të tyre politik në bashkitë e vendit. Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në shkollën profesionale në Golem akuzoi kryetarin e bashkisë së Kavajës Isa Sakja se nuk ka investuar në përmirësimin e kushteve të konvikteve të kësaj shkolle, pasi sipas tij është i zënë me ndërtimine  pallateve.

Rama: Bashkia këtu nuk ka ndërmend të bëjë as konvikte as shkolla. Bashkia këtu ndërton pallate në rërë akoma sot e gjithë ditën. Edhe nuk kanë faj përderisa akoma nuk ka rdhur dora e prokurorisë, se ai është pallatexhi.

Kreu i qeverisë i kërkoj drejtuesve të shkollës që të bëjnë një projekt të përbashkët për ta bashkuar shkollën dhe konviket në një kampus.

Rama: Të bëjëm projektin, bzën prodhuese do ta bëjmë menjëherë. Nëse e keni çuar në bashki projektin ta merrni mbrapsh. Ta bashkojmë konviktin me shkollën, t’ia heqim bashkisë dhe të gjithë këtë ta bjmë si kampus për nxënësit.

Në Shkollën profesionale , të profilit bujqësor mësojnë 162 nxënës të cilët vijnë nga të gjitha zonat e Shqipërisë.

 

Zjarr Tv Ad