Rama bashkon tri ministri në një, do ta drejtojë Blendi Gonxhe

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama ka lajmëruar se ka vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës.

“Për drejtimin e kësaj ministrie të re do t’i propozoj sot Presidentit të Republikës, zotin Blendi Gonxhe, një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit, orientimin konstant ndaj inovacionit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësinë e integrimit të nënsektorit përkatës në kornizën e standardeve europiane”, shkruan Rama.

Në nëntor 2018 Blendi Gonxhja u emërua drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke zëvendësuar Arben Isaraj, i cili dha dorëheqjen.

Deri në atë kohë Blendi Gonxhja mbante postin e Drejtorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

Zjarr Tv Ad