Rama: Bëjnë “ham ham” kot duke bërë zhurmë nëpër televizione

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme kryeministri Rama së bashku më kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë vizituar një familje në Farkë dhe i kanë dhuruar shtëpi, pasi kishin mbetur pa një të tillë që në tërmetin e Shtatorit. Gjatë bisedës pati batuta me doza humori por nuk mungoi as ironia nga ana e kryeministrit. Në një moment kur i zoti i shtëpisë po e falenderonte që ishte një njëri punëtor, Rama nuk humbi rastin që të thumbonte kundërshtarët e tij qoftë analistë qoftë dhe opozitën.

 “Ata katunarët vijnë në Tiranë gjasme për të punuar por vetëm bëjnë “ham ham” kot duke bërë zhurmë nëpër televizione”- është shprehur Rama.

Zjarr Tv Ad