Rama bën bilancet e 6 muajve:”Në vendin tonë kanë mbetur më pak persona të papunë se sa Serdia apo Kroacia,javën që vjen do të rriten rrogat bazë”

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka folur kryesisht për ekonominë e cila është prekur rëndë nga tërmeti i nëtorit të vitit të shkuar dhe nga pandemia COVID 19.

Sipas kryeministrit nga marsi i këtij viti, kur vendi hyri në izolim të plotë humbën punën rreth 33 mijë persona, nga të cilët aktualisht rezultojnë se kanë mbetur pa integruar në tregun e punës 13 mijë prej tyre.

“Flas për persona të regjistruar me emër dhe mbiemër dhe krahasuar me vendet e tjera hyjmë tek vendet që kemi humbur më pak vende pune, jemi sot në kushtet kur numërohen gati 1 milion minus në Rumani apo 45 mijë në Kosovë, Serbia 200 mijë të papunë, Kroacia rreth 200 mijë, Bullgaria 100 mijë etj.

Duam ti punësojmë sa më shpejt ata që ishin të punësuar dhe janë vënë në programin e ripunësimit dhe qëllimi është që në harkun e 1 viti të tejkalojmë nivelin e shkurtit të këtij viti, ku me 11 për qind papunësi, shifër zyrtar e BB, që nga 2011 është shifra më e ulët, edhe në rajon.

Raporti mes vendit të punës dhe pagës që patjetër duhet të atakohet në rritjen e pagës minimale. Do ta bëjmë në javët në vijim dhe nuk do të ketë më pagë minimale nën 300 mijë lekë.

Gjithashtu sot biznesi i vogël me 100 milion xhiro është çliruar nga tatim fitimi
Po kështu dhe biznesi i vogël deri në 140 milionë lekë xhiro është çliruar dhe nga inspektimi dhe nga inspektorët. Do të përfshihet thjesht në sensin e llogarive që i madhi të mos e përdorë për të bërë evazion”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad