Rama bën pas në thirrjen për bashkëpunim me Bashën: Thirrja ime nuk është hajt të bëmë qeveri sic e bëmë me Liken nga halli, ne nuk kemi nevojë për vota sepse në 25 Prill do të kemi shumicën

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë fjalimit të tij , Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe zhurmën mediatike që u bë rreth thirrjes për bashkëpunim që ai drejtoi ndaj kryetarit të PD, Lulzim Bashës.

Kryeministri hoqi dorë nga ftesa e bërë duke thënë se nuk ishte një thirrje për të bërë qeveri nga halli si ajo që kishte bërë me LSI në mandatin e parë, por ishte një thirrje për bashkim.

Ndër të tjera ai shpreh i sigurt se partia Socialiste nuk kishte nevojë për vota, pasi më 25 Prill do të ketë shumicën.

Thirrja ime nuk është hajt të bëjmë qeveri sic e bëmë me Liken nga halli, nuk kemi nevojë të kërkojmë vota sepse ne me 25 prill do të kemi shumicën politike.

Është një thirrje për t’a bërë politikën t’i ngjajë sa më shumë shqiptarëve, përballë pandemisë, përballë tërmetit, përballë tragjedisë.

Politika duhet të bëjë që bashkimi të mos vijë nga vuajtja apo nga halli por të vijë sepse është detyrimi më i rëndësishëm ndaj njerëzve. Për t’a bërë politikën një hapësirë ku të rinjtë të mos kenë frikë të hyjnë, ku shumë Ogerta, shumë Bora, shumë Edona të mos kenë frikë të hynë, të mos kenë frikë të përfshihen se u bie në kokë balta e qiellit”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad