Rama bën publike punën e tij të re, ja plani i kryeministrit

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama vizitoi një ndërmarrje të veshjeve tradicionale, ditën e sotme e cila drejtohej nga një zonjë.

Rama u shpreh se ulja trefish e taksave do të lehtësojë ndjeshëm rrugën e rritjes së sipërmarrjes  në vend.

Shefi i qeverisë në këtë takim bëri të ditur dhe një dëshirë të tijën, ai u shpreh se kur të lë politikën do të  punojë në të tilla ndërmarrje dhe synimi i tij është që të krijojë veshje moderne. Ai dha një tjetër zotim për sipërmarrësen, duke i premtuar një bashkëpunim pasi të largohet nga politika.

“Ulja trefish e taksës, synon që pikërisht këto biznese në këtë fashë, janë biznese me një lloj përmbajtje të sofistikuar dhe do  ndihmojë shumë për inovacion në ekonomi. Ata mund të marrin frymë më qetë. Më parë nuk kishim mundësi ta bënim ulje, sot e kemi. I thashë shefes, kur unë të lë politikën edhe unë do të merrem me këto punë. Do bashkëpunojmë dhe do të bëjmë veshje moderne”, tha Rama.

 

Zjarr Tv Ad