Teksa ka shkuar në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Kolonjë kryeministri Edi Rama ka takuar një një grup motoristësh hungarezë që ndodhen në Shqipëri.
Pasi i ka përshëndetur Rama ka hipur në motorr e ka bërë një xhiro me to dhe më pas ka inspektuar godinën e gjimnazit.
“Në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe në qendrën e re sociale “Motrat Qirjazi”, dy hapësira të rilindura për kolonjarët dhe jashtë programit, një përplasje e këndshme me një grup motoristësh hungarezë të dashuruar me Shqipërinë”, shkruan Rama.
Gjatë vizitës së kryeministrit në shkollë nuk kanë munguar batutat me mësuesit.
“Shkolla si shkon, i paskeni dhe nja 3 burra për të mos u marrë mësysh”, tha Rama.
“Ska pasur asnjë lloj kushi, pa ngrohje, dhe ne i kemi dhënë jo vetëm pamje por edhe kushte më të mira”, tha ndër të tjera kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai.