Rama: Berisha është penduar që s’më vrau kur ishte në qeveri

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë për gazetarin Italian Paolo Berizzi, publikuar në repubblica.it kryeministri Edi Rama deklaron se Berisha është penduar që nuk e ka vrarë kur ishte në qeveri.

Pyetje: A është e vërtetë që sheshi manovrohet nga armiku juaj historik Berisha?

Edi Rama: Armiqte e mi historikë janë injoranca dhe vulgariteti. Dy gjëra që nuk i duroj dot. Berisha është gjithmonë aty, ai është shefi dhe Basha është administratori i deleguar.

Pyetje: Ish presidenti ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër jush. Tha se njerëzit mund t’ju hedhin në lumë dhe se e vetmja mënyrë per t’ju eliminuar është plumbi.

Edi Rama per repubblica.it: Ka thënë edhe me keq se kaq. është penduar që s’me ka vrarë kur ishte në qeveri. Kështu është ai, dhe unë nuk i përgjigjem. Dikush më ka thënë më keq se komunistët janë konumistët antikomunistë. Berisha ka qenë shërbëtori i parë i pushtetit komunist dhe pastaj u bë antikomunist. Për fat të mirë nuk jemi më në epoken e plumbave por ne epoken e dialogut dhe perballjes. e refuzoj logjiken sipas te ciles armiku duhet asgjesuar per te fituar lojen.

 

Zjarr Tv Ad