“Rama bllokon me urdhër të Vuçiçit diskutimet për gjenocidin serb”, deputeti i PD për 12 nëntorin: Kundërvënie e vullnetit qytetar ndaj regjimit

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu akuzoi kryeministrin Edi Rama se me urdhër të presidentit serb Aleksandar Vuçiç bllokon punime në Kuvend kur bëhet fjalë për Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.

Shehu ka denoncuar sërish se kërkesa e një grupi deputetësh të PD nuk futet në rend dite, pasi sipas tij Vuçiç ushtron presion.

I ftuar këtë mesditë në rubrikën “Opinion” në News24, ai tha se kërkesat e tyre janë shumë të qarta, teksa shtoi se edhe pas reagimit të fundit, sërish nuk ka një përgjigje.

“Asnjë reagim, ka heshtje. Nëse miratohet, ne kërkojmë të bëjë atë që bëri dhe parlamenti i Kosovës, që të njihet si gjenocid ajo që ndodhi në Kosovë, ta pranojë Serbia dhe të kërkojë falje, i kërkojmë qeverisë shqiptare që të mbështesë qeverinë e Kosovës në ngritjen e kësaj çështjeje në gjykatat ndërkombëtare”, tha ai.

Lidhur me protestën e 12 nëntorit, ai u shpreh: Protesta ishte mjaft e rëndësishme dhe me pjesëmarrje mjaft të lartë. Arriti një nga pikat maksimale të PD. Një pjesëmarrje masive, që kalonte kufijtë partiakë, një shprehje mbështetjeje e opozitës, një kundërvënie e vullnetit qytetar ndaj këtij regjimi, është pjesë e një lëvizjeje popullore e cila kërkon të rrëzojë regjimin për t’i hapur rrugë votës së lirë.

Zjarr Tv Ad