Rama bllokon Tiranën për Vuçiçin, Vetëvendosja pret me protestë Presidentin e Serbisë

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizja ‘Vetëvendosje’ në Tiranë po zhvillon në këto momente një protestë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kundër pranisë në Tiranë të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ftuar nga kryeministri Rama, në kuadër të takimit për ‘minishengenin ballkanik’. Protestuesit janë shprehur se ky është një turp për Ramën që fton në Tiranë, pikërisht në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Presidentin e Serbisë që ka mohuar Masakrën e Reçakut.

Protestuesi: E dini sa fëmijë ka vrarë ky?

Polici: Unë po të them mos e prekni policin

Protestuesi: Çfarë po të shqetësoj

Unë po ju them ka vrarë 1400 fëmijë, ti po më thua mos më prek policin

Janë 1700 shqiptarë të Kosovës së zhdukur njëherë dhe janë 20 mijë gra të përdhunuara

Mërri vesh. Një në 25 gra shqiptare janë përdhunuar dhe ja e sollën këtu në qendër

E bllokoni Bulevardin Dëshmorët e Kombit për Vuçiçin

Shikoni çfarë paradoksi

Dhe kriminelin e Kombit shqiptar vjen në qejf të vet

Flamuri është spostuar. Turp.. Turp…Turp

Zjarr Tv Ad