Rama-Bushati për marrëveshjen e detit, bëhen për një lek në mediat sociale

0
406
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklarata e ministrit të jashtëm greke Kotzias për 12 miljet e hapsirës detare që po negociohet me Shqipërinë, kanë shkaktuar reagime të forta në vend. Ministri Kotzias e dha këtë deklaratë në një intervistë për kanalin turk, ERT. Kotzias pak para kësaj deklarate kishte zhvilluar një takim me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati dhe një nga temat e diskutuara ka qenë edhe çështja e detit. Nga pala shqiptare kjo çështje nuk u përmend fare, por u kalua në heshtje deri sa Kotzias dha intervistën. Edhe më parë, në vitin 2009 u përpoq të arrihej një marrëveshje e ngjashme, ku Shqipëria nën qeverinë Berisha i jep haspsirë detare shtetit grek, por kjo marrveshje u hodh poshtë nga gjykata Kushtetuese. Opozita socialiste e atëhershme e kundërshtoi me forcë këtë marrëveshje. Por, ironikisht, 9 vite më vonë nëm pothuajse të njëjtën gjë si qeveria Berisha, duke e harruar kundërshtinë me pathos kur ishte në opozitë. Ndërkohë që tashmë kjo marrëveshje kundërshtohet nga opoizta e djashtë sot. Përpos rrafshit politik, deklarata e Kotzias dhe fakti që asgjë nuk është mohuar nga pala shqiptare, ka shkaktuar reagime ironike e me humor edhe në rrjetet sociale. Disa nga faqet me sarkartike të rrjeteve sociale kanë postuar foto me dixhitura apo fotomontazhe për këtë çështje.

Zjarr Tv Ad