‘Rama & Co’, kjo organizatë kriminale nuk meriton më durim!

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj, deklaroi sot se qeveria Rama, si një organizatë kriminale, nuk meriton më as durim, as keqardhje dhe ka renditur njerin pas tjetrit, cilësitë e saj, që e bëjnë unike.

“Krim, dhunë, shthurje, kokainë, kanabis, korrupsion, vjedhje, shkatërrim dhe injorancë, këto janë karakteristikat dalluese të Ramës & Co, – shkruan Mehmetaj në Fb. – Një popull i tërë ka mbetur pa fjalë përballë paturpësisë së një grupi banditësh që aksidentalisht u ngjitën në karriget e pushtetit e përdhunshëm e morën shtetin peng.

Nuk di njeriu sot për çfarë të reagojë më shumë: për vjedhjet flagrante, për krimin që ka hyrë në çdo familje, për institucionet që janë shkatërruar, për milionat e eurove që sdihet nga përfundojnë, për kriminelët e veshur me xhaketa zyrtare që kapen në përgjime me sjellje horrash duke deformuar vullnetin qytetar, apo për pacipërinë neveritëse që po lëshojnë rrjeteve sociale dhe studiove televizive.

Kjo organizatë kriminale nuk meriton më durim, as keqardhje! Nëse mendojnë se shqiptarët mund t’i bëjnë për budallenj, gabohen rëndë. Fundi i tyre është afër, drejtësia do të vihet në vend!”

 

Zjarr Tv Ad