Në një shënim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Pollo theksoi se deklarata e z.Seibert, zëdhënës i kancelares Merkel, është qartazi në përkrahje të plotë të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR), një produkt i Procesit të Berlinit i nismuar para disa vitesh po nga zonja Merkel.
“TPR nuk ka asnjë lidhje fizike, organike, funksionale apo organizative me Minishengenin e Ballkanin Hapur. Në TPR marrin pjesë të tërë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfshi Kosovën. Në Minishengen kemi vetëm trojkën Vuçiç, Zaev e Rama”, shkruan ai.
Sipas tij, pavarësisht kësaj, kryeministri Edi Rama nuk e ka për zor të thotë se qeveria gjermane e mbështet Minishengenin, duke i gjetur kështu kopilit të tij një baba të madh e të kamur.
E megjithatë Rama nuk e ka për zor të thotë se qeveria gjermane mbështet Minishengenin. Dhe t’i gjejë kështu kopilit të tij një baba të madh e të kamur.
“Ah po! Dy nismat kanë diçka të përbashkët: edhe trojka udhëheqëse e Minishengenit, ashtu si dhe TPR, i referohet katër lirive europiane. Si t’i thuash tjetrit se meqë foshnja ka dy duar e dy këmbë atëhere është e jotja”, citohet nga shënimi i tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Shprehja “ti lësh tjetrit kopilin në derë” nënkupton një veprim të bërë fshehurazi nga dikush dhe që do të shkaktoje më së paku surprizën e të zotit të shtëpisë.
Elementi fshehurazi mungon në deklaratën (cicërimë në tëitter) e Edi Ramës se qeveria gjermane përkrahu nismën e tij bashkë me Vuçiçin e Zaevin të riquajtur Ballkan i Hapur (deri dje Minishengeni).
Në fakt deklarata e zotit Seibert, zëdhënës i kancelares Merkel, është qartazi në përkrahje të plotë të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR), një produkt i Procesit të Berlinit i nismuar para disa vitesh po nga zonja Merkel. TPR nuk ka asnjë lidhje fizike, organike, funksionale apo organizative me Minishengenin e Ballkanin Hapur. Në TPR marrin pjesë të tërë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfshi Kosovën. Në Minishengen kemi vetëm trojkën Vuçiç, Zaev e Rama.
E megjithatë Rama nuk e ka për zor të thotë se qeveria gjermane mbështet Minishengenin. Dhe t’i gjejë kështu kopilit të tij një baba të madh e të kamur.
Ah po! Dy nismat kanë diçka të përbashkët: edhe trojka udhëheqëse e Minishengenit, ashtu si dhe TPR, i referohet katër lirive europiane. Si t’i thuash tjetrit se meqë foshnja ka dy duar e dy këmbë atëhere është e jotja.
Kujtojmë se përmes një postimi në “Twitter”, Rama thekson fjalët e qeverisë gjermane, duke deklaruar se dera për bashkëpunim është ende e hapur, por nuk marrin kënd me zor e as nuk mund të presi as t’u mbushet mendja.
“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!
Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!”, shkruan Rama.