Rama del bllof sërish, “dialogun” në Vlorë e mbushin Fresshistët e Durrësit

0
219
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jo vetëm administrata e Vlorës, por edhe Freshistës e Durrësit kanë marrë ftesë për të qenë të pranishëm në aktivitetin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në Vlorë nesër. Politika ka siguruar mesazhin e dërguar në një grup të të rinjve të FRESSH ku u kërkohet që të marrin pjesë në aktivitetin e Ramës.

”Ditën e shtunë organizohet një aktivitet me Kryeministrin Rama në sheshin Flamuri në Vlorë! Fressh Durrës do të jetë atje, nisja bëhet në orën 8:00 tek Muzeumi. Ju lutem më konfirmoni pjesëmarrjen!”, shkruhet në mesazhin dërguar në grup.

Kujtojmë që një mesazh pjesëmarrje por me detyrim i ëhstë dërguar dhe punonjësve të administratës në Vlorë, me kërcënimin se nëse nuk marrin pjesë do i largojnë nga puna.

Por kryeministri Rama, për denoncimin e këtij rasti nga Berisha, ironizoi nëpërmjet një reagimi në Twitter, ku shkruante, “Na qenkan shqetësuar andej nga mavroboja për takimin e vlorës nesërpresion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonës’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #bashkiaqëduam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit”.

Zjarr Tv Ad