Rama dërgon propozimin për Ministër të Jashtëm në Presidencë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Menjëherë pasi e bëri publike vendimin e tij , në rrjetet sociale se do të mbajë vetë edhe postin e ministrit të jashtëm, kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë në përpjekjet për t’i dhënë zgjidhje ngërçit me Ministrinë e Jashtme.  

Kryeministri Rama ka dërguar në Presidencë edhe një herë propozimin për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga numri një i diplomacisë shqiptare, kjo pasi Kreu i Shtetit, nuk e çdekretoi atë brenda afatit  prej 7 ditësh që përcakton Kushtetuta.

Gjithashtu në Presidencë mësohet se është dërguar edhe emri i kryeministrit Edi Rama, për të mbajtur njëkohësisht edhe postin e Ministrit të Jashtëm.

Zjarr Tv Ad