Rama dëshmon në komisionin për “CEZ”: Marrëveshja s’ishte e paravendosur, rrezikonim kolapsin

0
940
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeminsitri Edi Rama dëshmon ditën e sotme në komisionin hetimor parlamentar lidhur me çështjen “CEZ”.

I pyetur nga kryetari i komisionit, demokrati Edmond Spaho, nëse marrëveshja ka qenë e paravendosur, Kryeministri mohoi duke thënë shkurt dhe prerë “Jo”

I pyetur nga Spaho, nëse konfirmon se zgjidhja e marrëveshjes me “CEZ” është bërë menjëherë pas takimit të parë, pa bërë takimin e dytë dhe se takimet e tjera janë bërë formalisht, Rama mohoi.

“Këtë e thoni ju. Çfarë ka referuar këtu ministri Damian Gjiknuri është plotësisht e mbështetur nga ana ime. Nuk dua të dalim nga konteksti duke cituar pjesërisht një proces që ka një fillim vazhdim dhe fund, ndaj them, se shpjegimin e ministrit nga A-Zh e mbështes deri në fund, pastaj si lexohen dhe interpretohen kjo është ana juaj”, u shpreh Rama.

Në vijim shtoi se avokatë të ndryshëm, gjyqtarë të ndryshëm, japin mendime të ndryshme bazuar në të njëjtin ligj.

Nga ana e tij deputeti socialist Eduard Shalsi e pyeti Kryeministrin se pse u zgjodh zgjidhja me mirëkuptim dhe nuk u zgjodh rruga gjyqësore.

“Momenti kur ne morëm detyrën kërkonte një ndërhyrje sa më të shpejtë për një situatë që ishte jashtëzakonisht e komplikuar, humbjet ishin 50%. Të gjitha rrethanat favorizonin zgjidhjen miqësore të konfliktit për shkak të së kaluarës ku qeveria shqiptare e kishte dobësuar pozicionin e kompanisë”, tha ai, duke shtuar se rrezikohej kolaps energjetik dhe financiar.

Në këtë vijim shtoi se nëse komisioni dëshiron të nxjerrë konkluzione sipas pikëpamjeve të tyre, kjo nuk ndihmon. Në vijim shtoi se marrëvesheja me “CEZ” është bërë në prezencën e zv.drejtuesit të sekretariatit të energjisë në Vjenë në mënyrën më të plotë.

Rama tha se nuk beson se sekretariati i energjisë do të mbështeste një marrëveshje kundër interesave të popullit shqiptar.

“E vetmja gjë që mund të bënim është ajo që bëmë dhe rezultatet flasin vetë”, deklaroi Kryeministri. Rama shtoi se grupi negociator i cili ka trajtuar me interesin më të madh të gjithë asketet, edhe dokumentet, sugjerimet dhe mendimet e ndryshme, kanë bërë analizën e tyre dhe kanë bërë më të mirën për Shqipërinë.

Spaho deklaroi se nuk u drejtua për në Arbitrazh për shkak të gjendjes së trashëguar, duke thënë se ishte zgjidhja e qeverisë për të mos shkuar.

“Ajo që quani dokument është dokument, por është njëra pikëpamje dhe pikëpamja prevaluese ishte ajo që prevaloi e fundit, zgjidhja miqësore e një konflikti, ku Shqipëria nuk kishte asnjë shans të fitonte, ku pala tjetër na kishte ftuar në arenë pasi u përzu me dhunë nga Shqipëria”, tha Rama, duke shtuar se vendimi u mor nga grupi i angazhuar për marrjen e vendimit.

Sipas tij, procesi ka qenë spektakolar dhe zgjidhja ka qenë spektakolare, e cila tha ai, i ka dhënë vendit një mundësi që të marrë një kthesë në interes të vendit. Kreu i qeverisë shtoi se shpronësimi i dhunshëm i një kompanie, është aventurë me kosto për vendin.

Kryeministri akuzohet nga opozita se nën drejtimin e tij qeveria i ka falur kompanisë ceke “CEZ” rreth qindra milionë euro në këmbim të votës pro të Çekisë për progres raportin.

Zjarr Tv Ad