Rama dhe Balluku takim me ministrin grek: Diskutuam planet e bashkëpunimit në sektorin energjitik dhe harmonizimin e burimeve mes dy vendeve

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi rama dhe ministrja Belinda Balluku janë takuar ditën e sotme me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas.

Rama thotë se me ministrin u diskutua për planet shumë konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik, rritjen e sigurisë energjetike të dy vendeve përmes një harmonizimi të burimeve të dy vendeve.

“Me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas, diskutuam gjerësisht për planet shumë konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik, rritjen e sigurisë energjetike të dy vendeve përmes një harmonizimi të burimeve tona në këtë drejtim, duke përfituar reciprokisht nga njëri-tjetri”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad