Rama dhe Voltana Ademi bëjnë “paqe”/ Kryeministri gati të plotësojë të gjitha kërkesat e kryebashkiakes demokrate

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha, të paktën javën e fundit nuk po lë rast pa dalë në TV dhe lëshuar deklarata në Tëitter. Për të treguar se është kryetar “në aksion” kundër qeverisë së Edi Ramës, Basha edhe këtë të shtunë ka shfrytëzuar një grafik të nxjerrë nga Qendra Europiane për Azilkërkuesit për muajin gusht 2021, ku Shqipëria mes vendeve të rajonit, mban rekord absolute. Në këtë kontekst Basha deklaron, se rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së nga shqiptarët tregon se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për ta, ndaj dhe duhet urgjentisht vetting në politikë!

“Me përjashtim të një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë”, shkruan kreu aktual i PD.

Po ta lexosh me vëmendje këtë status të Bashës në Tëitter, duket sa bosh dhe pa bosht. Është si çdo gjë që shkruan këto kohë, duke u përpjekur që të duket sikur godet Ramën, po mendjen e ka te lëvizja e Foltores dhe rreziku Berisha.

Le ta “zbërthejmë” statusin e tij në çdo paragraf. Basha shkruan se, “rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë, se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët”. Së pari në logjikë: Një masakër kurrë nuk zgjidh gjë dhe këtë e dinë edhe më idiotët. Masakrat e çdo lloji dhe veçanërisht ato të Edi Ramës dihet se si bëhen që në vitin 2013 kur Lulzim Basha morri timonin e opozitës. Dihet se ku të çojnë, ndaj ky “zbulim” i Bashës është në rastin më të mirë qesharak.

Nga na tjetër, kreu aktual i PD-së sa herë që e zë në gojë “25 prillin”, duhet së pari që të na thotë se pse u lejua Edi Rama e kompani që të kryejë një masakër të njëjtë si në zgjedhjet e vitit 2017, kur kishte plot 4 vite kohë që të mos lejonte përsëritjen e të njëjtit film. Gjithashtu duhet të na thotë, se përse pas bërjes fakt i kryer, ai nuk vazhdoi betejën për dokumentimin dhe denoncimin, veçanërisht te ndërkombëtarët, të “masakrës së Ramës në 25 prill.

A e keni parë ju kryetarin e PD-së gjatë kësaj periudhe 6-7 mujore që të dorëzojë te ndonjë diplomat, ambasador apo institucion ndërkombëtarë ndonjë dosje me fakte që vërtetojnë “masakrën”?! Nuk e keni parë sepse aksioni i vetëm ku devijoj në mënyrë malinje të gjitha energjitë e partisë ishte operacioni, “blindimi i karriges sime”!

Që fitorja e lehtë e Ramës, edhe në këtë mandate të tretë të Rilndjes, do të sillte një valës të re emigratore të shqiptarëve kjo dihej apriori. Çështja është se këta mijëra shqiptarë, nuk i ikin vetëm Shqipërisë së Edi Ramës, por edhe opozitës “fake” të Lulzim Bashës. Ky është problem i vërtetë të cilin kreu “me zor” i PD-së, nuk ka guximin që ta zërë në gojë.

Duket se ‘beteja’ për Shkodrën, mes Edi Ramës dhe Voltana Ademit ka arritur në ‘paqe”! Kryeministri Edi Rama e kishte etiketuar Voltana Ademin si “kryebashkiaken më të paaftë në historinë”, ndërkohë që gjatë takimit të sotëm me kryetarët e qyteteve bregdetar, kryeministri është shprehur i gatshëm t’i plotësojë të gjitha kërkesat e saj për pastrimin e mjedisit.

Kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi ka listuar disa prej problematikave lidhur me çështjen e grumbullimit dhe trajtimit të plehrave gjatë një mbledhje me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakët e tjerë. Ademi tha problematika kryesore është grumbullimi i plehrave në 5 pika buzë lumenjve. Ajo shpreh se problematikë është dhe mbetjet nga fasoneritë e qytetit. Sipas Ademnut, autoritetet i kanë gjobitur disa herë, por sërish fasoneritë kanë depozituar mbetje në vendgrumbullime jo të autorizuara.

“Ne në Shkodër kemi pika të grumbullimit buzë lumenjve. Kemi problematikë, jo vetëm i ndot lumenjtë. Ne kemi probleme me disa subjekte të fasonierisë, kemi gjobitur me nga 200 mijë lekë. Nuk kemi një sistem monitorimi, ne në fakt na rezulton që para dy javësh duke u ngjitur në kala, pamë grumbuj mbetjesh fasonerie. Kemi probleme me monitorimin, kemi vendosur një sistem kamerash.

Mendoj që angazhimi për monitorimin e makinave që transportojnë inerte. Shkodra është shumë e madhe. Mund të eleminojmë edhe 5 pika nga 15 që kemi patur mbetje buzë lumenjve që janë inerte dhe urbane. Kemi angazhuar punonjës sezonalë, përveç plazheve kemi dhe lumenjtë. Kemi angazhuar punonjës 6 mujor që të mbajmë një territori të pastër. Përfundojnë tek derdhja e Bunës.

Shqetësimin për këto vendgrumbullime buzë lumenjve, duket se kryeministri Rama i është përgjigjur menjëherë. Ai i cakton detyrë drejtorit të qarkut të Shkodrës të kontaktojë me Bashkinë në mënyrë që brenda javës, këto 5 pika të mbyllen”, ka thënë Ademi. Nga ana tij, Rama u shpreh se: Do doja që menjëherë drejtori i qarkut të Shkodrës të kontaktojë me kryetaren e Bashkisë dhe brenda javës ato 5 pika informale grumbullimi buzë lumenjve të mbyllen. Nëse e shohim legjislacionin në fuqi, këto janë krime mjedisore që dënohen. Është e pabesueshme, pasi për fat të keq nuk është vetëm rasti i Shkodrës, që bashkia të kërkojë ndihmë dhe policia të bëjë sikur nuk kupton. Duhet që urgjentisht kjo situatë të zgjidhet. Nëse dikush shkon në buzë të lumit dhe fillon një krim mjedisor, është përgjegjësia e Policisë që ta vendos përpara përgjegjësisë. Krimi në vetvete është në policinë e shtetit si funksion për ta goditur. Si mund ta bëjë mbylljen e një aktiviteti bashkia kur këtë tagër e ka policia e shtetit. Ne e kemi diskutuar këtë gjë”.

Një tjetër pikë e cila duket se ka “pajtuar” kryeministrin Rama me kryebashkiaken e Shkodrës, është diferencimi i mbetjeve. Voltana Ademi thotë se bashkia ka në plan implementimin e diferencimit të mbetjeve në Shkodër. Ajo kërkoi që këtë kosto shtesë, gjysmën e saj ta mbulojë qeveria dhe gjysmën bashkia.

Zjarr Tv Ad