Në çdo takim që zhvillohet në kuadrin e “Open Balkan” mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të Maqedonisë së Veriut, shfaqet edhe Alex Soros, djali i filantropit George Soros.
Ndoshta kjo është arsyeja sepse nisma që nisi me emrin Shengeni-Ballkanik dhe gjatë rrugës u pagëzua si “Ballkani i Hapur” cilësohet si një nismë që u frymëzua dhe mbështetet nga Soros.
Edhe në Beograd nuk kishte si të mos ishte i pranishëm Alex Soros, përballë të cilit qëndrojnë si ushtarë, Rama, Vuçiç dhe zv.Kryeministri maqedonas, Dimitrov.
Pikërisht këtë foto ka ironizuar deputeti demokrat Edi Paloka, i cili përmes një komenti në rrjetet sociale shprehet “gatitu përpara Sorosit të vogël! Nuk ka asgjë që Aleksi t’ju kërkojë këtyre “buzëtrashëve” të Ballkanit që ata të mos e japin për pushtetin e tyre!”.