Rama dhe Zaev për negociatat: Na kanë ndarë dy herë brutalisht nga Europa

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak javë pas refuzimit nga ana e Brukselit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministrat e dy vendeve thonë se vendimi rrezikon reformat e deritanishme, por edhe që të shfrytëzohet për influencë nga palë të treta. Për Ramën, alibia kundër zgjerimit është e pabesueshme, ndërsa për Zaevin rrezik janë zërat ekstremistë dhe nacionalizmi.

Shtyrja sërish e negociatave me Bashkimin Europian mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit dhe të krijojë një vakuum për aktorë si Rusia dhe Kina.

Në intervista të veçanta për prestigjozen britanike “Financial Times”, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu maqedonas Zoran Zaev thonë se vendimi ka tronditur psikologjikisht dy vendet.

“Na kanë ndarë dy herë brutalisht nga Europa, një herë Perandoria Osmane për pesë shekuj dhe pastaj regjimi më brutal komunist për gjysmë shekulli. Askush nuk pajtohet që kjo të ndodhë për herë të tretë, dhe që këtë radhë është jetë Europa ajo që do të na ndajë brutalisht nga vetja,” deklaroi kryeqeveritari shqiptar.

Duke zbërthyer skepticizmin e vendeve si Holanda dhe Danimarka, e veçanërisht të Francës, Rama thotë se alibia e tyre kundër zgjerimit me arsyen e reformimit të BE-së nuk është bindëse.

Sipas Ramës, “Europa gjendet në periudhën kur do të përkeqësohet para se të përmirësohet, dhe ne thjesht po dëmtohemi pa dashje nga ky proces.”

Ndërkaq, kryeministri maqedonas përsërit frikën e tij se nga vendimi negativ i Brukselit mund ta pësojë marrëveshja me Greqinë për emërtimin e vendit.

“Procesi është i pakthyeshëm, por kam frikë se përdorimi i retorikës radikale nga ne do i jepte argumente politikanëve grekë të vepronin po njëlloj me hapa konkretë,” pohon Zaevi.

Zjarr Tv Ad