Rama, ditën “sherr e shamata” me Yuri Kim, natën puthje dhe përqafime!

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar takimet tradicional të fundvitit me ambasadorët e zgjedhur në vendin tonë.

Pa dyshim që e gjithë vëmendja e kamerave dhe prozhektorët drejtohen kur kreu i qeverisë pret ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kimin me të cilën ditët e fundit është raportuar për “krisje” të marrëdhënieve aq sa “detyroi” guvernatoren pak ditë më parë të zhvillonte një takim të pa lajmëruar në Kryeministri.

Por teksa në publik Yuri Kim ditët e fundit shfaqet kritike me Edi Ramën, e kundërta ndodh pas kuintave ku përqafohet dhe buzëqesh nën krahët e liderit socialist.

Mediat kanë raportuar se “molla e sherrit” mes Yuri Kim dhe Edi Ramës ka qenë zgjedhja e kreu të ri të SPAK-ut për të cilën ambasadorja amerikane shpesh herë me disa reagime ka “thumbuar” shefin e qeverisë që të mos ndikojë në zgjedhjen e pasuesit të Arben Krajës.

Një tjetër detaj interesant gjatë darkës, Yuri Kim është kapur nga kamerat teksa qëndron krah Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit.

Burimi:Boldnews

Zjarr Tv Ad