Rama: Djali im i vogël duhet të kuptojë çfarë është BE, t’i hedhim hapat me kujdes

0
145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hapat për në Bashkimin Evropian duhet ti hedhim me kujdes. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga një aktivitet për inovacionin të zhvilluar në Shtëpinë e Evropës.

Sipas tij, integrimi në BE është një proces që bazohet në merita, për secilin vend.

Edi Rama: Konceptimi që tashmë po na del me metodologjinë e re dhe qasja që Evropa si uniuon do të ketë ndaj nesh si individë do të jetë shumë më shumë herë e lidhur me kapacitetet tona për të ndërvepruar me të tjerët. Sa më shumë ti japim BE shembuj të ndërveprimeve tona të suksesshme aq më shumë BE do të respektojë përpjekjet tona individuale dhe do të jetë edhe më i qetë në të menduarit dhe konkluzionin për të na futur brenda.

Këtë shtëpi kaq të bukur të Evropës unë e shoh për herë të parë. Shoh që këtu ka një lloj kopshti të bukur. Nuk është se ka shumë vend për të vrapuar, port thjesht hyni gjeni vendin, por unë do ta sjell djalin tim të vogël dhe ai duhet të kuptojë se çfarë është BE. Duhet ti hedhim hapat me kujdes në mënyrë që mos i shqetësojmë të tjerët.

Teksa foli për PPP, Rama tha se ato janë të rëndësishme, pasi krijojnë iniciativa të reja dhe kushte të reja.

Edi Rama: Unë e di që nëse do të thoja PPP unë menjëherë do të kem shumë njerëz që do fillojnë të bëjnë zhurme, për hir të luftërave ose analizave që do të bëhen dhe asnjëherë nuk kanë treguar vullnet për të kuptuar sesa e rëndësishme është që ti kemi PPP si pjesë e përpjekjes tonë të përgjithshëm.

PPP janë ato që do të mbështesin fuqishëm të gjithë ne, në identifikimin dhe duke na shtyrë më tej përpara për iniciativa, të cilat do të krijojnë kushte të reja dhe iniciativa të reja për start up-e.

Zjarr Tv Ad