Rama: Do shpërblehen mjekët dhe infermierët në vijën e zjarrit, kush bëhet mashë politike do ndëshkohet nga populli

0
282
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shpërblimin e personelit mjekësor që është në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet se do paguhen 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit.

Ai tha se kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli.

”Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!

Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!”

 

Zjarr Tv Ad