“Rama do të marrë edhe emigrantët e Anglisë”, Petrit Vasili: Asnjë diferencë politike, fetare, të gjithë në këmbë për të mbrojtur sovranitetin

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar menjëherë pas lajmit se Shqipëria do të marrë emigrantët ilegalë që kapen në Britaninë e Madhe.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se sovraniteti është në rrezik dhe se Edi Rama po bën gjithçka për mbijetesën e tij politike.

Vasili shkruan se nuk duhet parë diferenca politike, fetare e krahinore, port ë gjithë te ngrihen për të mbrojtur sovranitetin.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

SOVRANITETI ne rrezik: Rama do te marre edhe emigrantet e paligjshem te Anglise!

Per mbijetesen e tij politike Edi Rama eshte i gatshem per gjithshka.

Mediat angleze zbulojne skandalin!

Edi Rama do te marre emigrantet e paligjshem qe hyjne ne Angli qe te qendrojne ne Shqiperi deri sa te merret vendimi perfundimtar per ta.

Edi Rama qe detyron qindra mijra shqiptare te largohen nga vendi shqyen dyert per gjithefarë refugjatesh ane e mbane globit.

Politika shkombetarizuese e Edi Rames nuk ka te ndalur.

Deviza e tij eshte : te ktheje Shqiperine ne nje ferr per shqiptaret dhe ne parajse per emigrantet e paligjshem dhe cdo lloj te huaji tjeter qe nuk ka zë, nuk ka goje, dhe nuk ka vote.

Keto jane dite kritike per vendin, qe qeveriset nga armiku me i eger dhe i pameshirshem i shqiptareve Edi Rama.

Perballe ketij shkombetarizimi, qe nuk e kane realuzuar as pushtuesit me te eger te gjithe shqiptaret duhet te jene bashke.

Asnje diference politike, fetare, krahinore dhe idesh nuk mund te na ndaje perballe nje rreziku te tille qe i kercenohet SOVRANITETIT.

Te gjithe ne kembe per te mbrojtur SOVRANITETIN.

Zjarr Tv Ad