Rama drejt Berlinit për takimin me Merkel

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri, Edi Rama, është nisur pasditen e sotme drejt Berlinit për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt. Në njoftimin e zyrës së shtypit të Merkel thuhet se temë e diskutimeve me kryeministrin shqiptar do të jenë marrëdhënia bilaterale, konferenca e donatorëve që do të zhvillohet në 17 shkurt në Bruksel për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë për procesin e rindërtimit.

Gjithashtu temë e kësaj tryezë do të jetë edhe drejtimi i OSBE-së nga ana e Shqipërisë. Por ajo që do të kërkojë më shumë rezultate dhe debate do të jetë çështja e negociatave. Në fund të vitit 2019 Bundestagut gjerman kërkoj që politika shqiptare të “prodhojë” produkte reale përsa i përket reformës zgjedhore, funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe zgjidhjen e krizës politike. Afro 1 mld euro llogaritet dëmi që shkaktoi dëmi i 26 nëntorit që goditi vendin tonë. Shifrën e zbuloi kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Romë, ku u takua me homologun Giuseppe Conten dhe me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio. Ndërkohë Banka Botërore është gati të bëjë një lëvrim të shpejtë të dy huave që kapin një vlerë prej 100 milionë dollarësh dhe që do të përdoren sipas prioriteteve të qeverisë.

Zjarr Tv Ad