Rama drekë me mësuesit e Beratit dhe Poliçanit: Në mandatin e tretë ska më kthim pas

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një drekë me mësuesit e Beratit dhe të Poliçanit ku ka folur në lidhje me reformat në arsim si dhe fushatën zgjedhore.

 

Gjatë takimit ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka thënë se nuk ka asnjë përzgjedhje mësuesish bazuar në bindjet politike dhe e vetmja mënyrë se si punësohen mësuesit është nëpërmjet portalit Mësues për Shqipërinë.

 

Për këtë ka folur edhe kryeministri i cili nuk ka ngurruar të thojë që kjo reformë e bërë në arsim mund të ndryshojë shumë shpejt.

 

‘Është e gjitha në një situatë që mund të kthehet mbrapsht shumë kollaj. Ndërkohë që në mandatin e tretë gjërat do të bëhen të pakthyeshme përfundimisht dhe sdo ketë më kush të guxojë ti prekë dhe ti kthejë prapa sepse do të jenë kthyer në traditë.’, ka thënë kryeministri gjatë takimit me mësuesit e Beratit dhe të Poliçanit.

 

Ai po ashtu ka treguar rastin e një pronari subjekti që e kishte  ftuar në drekë i cili ishte përgjigjur se do të kishte ardhur me kënaqësi por nuk mundej pasi ishte i angazhuar me fushatën e Partisë Demokratike.

 

“Mora një sms nga një subjekt që e kemi mështetur dhe që shkruante; “Do të prisja më shume mall, por me këtë periudhë jam i angazhuar me fushatën me PD”. I thash; “Ok! Suksese në fushatë, takohemi pas 25 prillit. Pavarësisht se do të humbësh, si njeri që meriton mbështetje, do të jesh në mbështetjen tonë”, tha Rama.

 

Kryeministri gjithashtu nuk ka harruar të ironizojë Partinë Demokratike apo të përmendë ish-kryeministrin Berisha teksa kërkoi një gotë raki për të bërë gëzuar.

 

‘Do të na akuzojë Berisha se garda e mban rakinë për vete.’, ka thënë ai.

Zjarr Tv Ad