‘Rama duhet të merret i pandehur’, PD: Dy persona janë dënuar për foton e tij me Obamën…

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi marrjen si të pandehur të kryeministrit Edi Rama. “Pas dë nimit të dy bashkëpunëtorëve për financimin e paligjshëm të fotos 80 mijë usd me Barack Obamën, Edi Rama duhet të merret si i pandehur” u shpreh Alibeaj, ndërsa theksoi se kryeministri po dështon në strategjinë për të akuzuar opozitën për punët e pista që bën vetë.

“Tre persona janë përgjegjës për foton e Edi Ramës me Barack Obamën, e cila u krye nëpërmjet një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh: Bilal Shehu, william Argeros, Edi Rama. Dy prej tyre janë tashmë të dë nuar nga drejtësia Amerikane. I treti, Edi Rama, vijon të jetë mbi ligjin.
Sot, ironia për ta paraqitur Edi Ramën si “gruaja e Bilalit”, nuk mjafton.” – u shpreh ai.

Deklarata e plotë:

Edi Rama po dështon në strategjinë për të akuzuar opozitën për punët e pista që bën vetë.
Dështoi me prokurorinë që e mbajti nën kontroll 2 vjet për një akuzë qesharake dhe të gënjeshtërt për të sulmuar Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës. Dështoi me shqiptarët që e kanë bërë personazh mallkimesh dhe barcaletash, dështoi me mediat ndërkombëtare prestigjioze. Të gjithë këta, shqiptarët, media dhe prokuroria politike e dinë për fakt të vërtetë, të provuar nga drejtësia amerikane, se fotoja e Edi Ramës me Barack Obamën është kryer përmes një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh. Të gjithë e dinë së për atë foto, Edi Rama u paraqit si gruaja e shtetasti amerikan Bilal Shehu, i cili sot është i dë nuar nga drejtësia amerikane, bashkë me shtetasin tjetër amerikan William Argeros, për përdorimin e fondeve të huaja në zgjedhjet amerikane.

Tre persona janë përgjegjës për foton e Edi Ramës me Barack Obamën, e cila u krye nëpërmjet një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh:
Bilal Shehu
william Argeros
Edi Rama

Dy prej tyre janë tashmë të dënuar nga drejtësia Amerikane. I treti, Edi Rama, vijon të jetë mbi ligjin.
Sot, ironia për ta paraqitur Edi Ramën si “gruaja e Bilalit”, nuk mjafton.

Ne jemi këtu për të theksuar se pas dë nimit të dy bashkëpunëtorëve të tij, Bilali dhe Argeros, i takon Edi Ramës të merret si i pandehur, sepse shuma prej 80 mijë dollarësh, vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Qytetarët presin që drejtësia shqiptare të jetë e paanshme.
Për të nxjerrë të vërtetën e financimit të paligjshëm të fotos 80 mijë dollarëshe të Edi Ramës, sot kërkohet standardi i drejtësisë amerikane.

Zjarr Tv Ad