“Rama duhet të ndiqet penalisht për shembjen“- Sulmi ndaj “Prestige Resort”, Armand Shkullaku: Kambanë alarmi për mediat

0
298
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti dhe gazetari i njohur, Armand Shkullaku komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv ndërhyrjen e IKMT në “Prestige Resort”.

Shkullaku deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të ndiqet penalisht për shembjen e këtij resorti. Shkullaku tha se shembja e Prestige Resort është kambanë alarmi për të gjitha mediat në Shqipëri.

“Nëse është pa leje, Rama ka ndikuar tek organet ligjzbatuese që të lejojnë ndërtimin e këtij objekti. Me fuqinë e kryeministrit ka ndikuar se ka qenë mysafir i vazhdueshëm i këtij hoteli, kanë drekuar e darkuar, kanë fjetur, mesazh për organet ligjzbatuese se është objekt që gëzon mbështetjen e kryeministrit.

A e ka bërë këtë gjë? Konflikt i pastër interesi, nëse një drejtues i lartë e jo më një kryeministër shkon, banon në një objekt pa leje, kjo është konflikt interesi, përçon mesazh që ky të ecë përpara. Po të kishte ndodhur në Europë, në rastin normal do jepte dorëheqje kryeministri.”-tha Shkullaku

Zjarr Tv Ad