Viti 2020, Janar-Prill 2021
Janë kryer 1275 procedura tenderimesh, në 88.3% të rasteve ka pasur probleme, 55.25 e bashkive nuk kanë reaguar, dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim pas gjetjeve nga agjensia e prokurimeve publike. Tani është fakt botërisht i njohur, që qepja me dorë e tenderit si kostum me porosi, e cënon drejpërdrejtë shkallën e pjesëmarrjes.
Nga shqyrtimi i të dhënave, nga tenderat që janë asistuar nga agjensia e prokurorimeve publike, rezulton se mesatarja e ofertave për këto procedura është vetëm 2.1. Nga ana tjetër nga analiza e të gjitha procedurave, 47 prej bashkive për më shumë se 50 % të procedurave kanë vetëm një operator ekonomik, pavarësisht se thuhet se procedura është e hapur.
Ka probleme me përllogaritjen e fondit limit, vendosja e kritereve të veçanta, kualifikim dhe shpallje fitues të operatorëve që nuk respektojnë kriteret.
Do të kalohet pa ngurrim nga ana jonë nga dënimi me gjobë në denoncimin në SPAK, në çdo rast kur shkeljet përbëjnë dyshime të arsyeshme për tendera korruptivë. Dhe do të jetë kushdoqoftë prej jush, por jo unë apo PS që të shkojë përpara SPAK për të dhënë shpjegime.