Rama ‘dush të ftohtë’ deputetëve: Kush s’punon, të konsiderojë largimin nga grupi

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ka qenë i ashpër me deputetët socialistë. Duke analizuar procesin e riorganizimit të Partisë Socialiste, Rama është ka kërkuar angazhimin maksimal të deputetëve. Me tone të prera, Rama mësohet se është shprehur se kush nuk mund ta bëjë detyrën siç duhet, të marrë në konsideratë largimin nga grupi.

Edhe pse pa përmendur emra konkretë, kreu i qeverise u ka tërhequr veshin disa deputetëve, të cilët sipas tij nuk janë pranë qytetarëve dhe problemeve të tyre, çka sipas tij është e patolerueshme. Për Ramën secili duhet të bëjë detyrën dhe jo vihen në lëvizje vetëm në raste kur ka vendime për ndryshime drejtorësh.

Zjarr Tv Ad