“Rama e ka vendosur kush do të jetë Presidenti i ri”, gazetari i njohur shqiptar bën deklaratën e fortë: Ai nuk pyet fare!

0
190
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Neritan Sejamini shprehet se gjasat janë që kandidati i maxhorancës për President të jetë zgjedhur me kohë.

Pavarësisht konsultimeve që maxhoranca ka nisur për zgjedhjen e kandidaturave, sipas Sejaminit, vendimin e ka marrë kryeministri dhe deputetëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse ta votojnë në sallën e Kuvendit.

“I gjithë procesi që po bën maxhoranca është propagandë. Mendoj që PS do të zgjedhë kë të dojë. Të dalë dhe të thotë kandidati është ky. Kushtetuta ia jep këtë të drejtë. Mendoj që zoti Rama e ka vendosur kush do të jetë dhe nuk ju pyet fare juve. Ai e ka vendosur, do t’ua imponojë juve si gjithmonë, ju do ta votoni. Mos u lodhni, e keni dhe zgjidheni. Na kurseni spektaklin.”, tha Sejamini.

Zjarr Tv Ad