Rama e la jashtë listës së “sigurt”, Mimi Kodheli tregon bisedën me kryeministrin: E dija se ku do isha e vendosur, e bindur se do e thyej listën

0
150
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E vendosur e 21-ta në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Mimi Kodheli ka treguar ditën e sotme se kjo nuk ka qenë surprizë për të, pasi disa ditë përpara publikimit të listës ka patur një bisedë me kryeministrin Rama.

Ajo u shpreh e bindur në emisionin “Kjo Javë” se do të arrijë ta thyejë herësin, duke u zgjedhur deputete në Parlamentin e ardhshëm.

“Besoj se fjala “jashtë fashës së sigurt” është relative, pasi Kodi Zgjedhor ka ndryshuar. Besoj se do ta thyej listën dhe bëhem çdo ditë e më shumë e bindur kur kuptoj mbështetjen popullore që kam. Realiteti im flet që unë do ta thyej herësin, në mënyrë të konsiderueshme.

Unë vij me eksperiencën time, me vitet që u kam shërbyer njerëzve dhe institucioneve të rëndësishme. Vij me të gjithë regjimin apo stërvitjen që ky sport i rëndë të jep, vij me debatet e mia në parlament dhe mbi të gjitha me vlerat e mia dhe moralin që kam”, u shpreh Mimi Kodheli.

Keni debatuar me zotin Rama?

Mimi Kodheli: Ka qenë një diskutim që e kam bërë paraprakisht me të, dhe mbase mund të jem e vetmja që e kam ditur se ku do isha e vendosur. Nuk kam patur asnjë surprizë natën e mbledhjes së Kryesisë së PS-së.

Zjarr Tv Ad