Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, në një postim të fundit në rrjetin e tij social “Instagram”, ka bërë thirrje ndaj të rinjve për një takim në “instalive” në orën 20:00, duke e quajtur si një takim në “sheshin publik”.
Duhet përmendur se Ditmir Bushati, është lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë nga Partia Socialiste, ndërsa Rama e konsideroi largimin e tij si një zbritje nga treni.
Ky postim, nga ana e Bushatit lë të dyshohet se ai ka një lloj “hatërmbetje”, apo kundërshtie në lidhje me politikat e ndjekura nga qeveria.
Bushati ka ftuar të rinjtë që takimin në “sheshin publik” siç e quan ai, t’a realizojnë duke debatuar dhe folur për 25 Prillin, ku duket se ish-ministri ka shumë për të thënë.
Postimi i tij i plotë
“Çuna e goca, sot në 20.00 takohemi te SheshiPublik në InstaLive.
25 prilli është moment i rëndësishëm për shoqërinë, por mbi të gjitha për ju. Unë jam i sigurtë që në chat-grupet tuaja, por jo vetëm, flisni, debatoni, përplasni ide dhe mbani qëndrime. Unë ju ftoj që shumë nga pyetjet dhe mendimet tuaja ti ndajmë bashkë tek SheshiPublik. Shihemi në 20.00”, shkruan Bushati.