Rama e pranon: Nuk kemi hequr dorë nga fasha, por shfrytëzova mundësinë

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa dje bëri publik vendimin për mos hyrjen në fuqi të fashës 800 KWH, ditën e sotme gjatë një bashkëbisedimi në Facebook, kryeministri Edi Rama bëri me dije se fasha do të vendoset në nëntor.

Rama bëri me dije se në bazë të kushteve të motit, ky vendim mund të rimendohet sërish.

“Nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse reshjet do të vazhdojnë, ne do ta kalojmë pa asnjë problem. Në nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat. Kjo është objektive”, tha Rama.

Rama iu përgjigj një komentuesi në rrjetet sociale në lidhje me arsyet e shtyrjes së rritjes së cmimit të energjisë me vendosjen e fashës. Rama tha se shtyrja nuk ka lidhje me “tenxheren e zemërimit” të qytetarëve.

“E dije si po vlonte tenxherja e zemërimit, ruajte qeverinë dhe zgjedhjet lokale,” shkruante një qytetar.

“Nuk ka kryeministër në planet dhe ai më i keqi që të mos shfrytëzojë çdo lloj mundësie për të bërë më të mirën kur vjen puna tek prekja drejtpërdrejt e të përditshmes, që do të thotë që për asnjë arsye në botë, nuk do të thosha diçka që është e pavërtetë, se e vërteta do dilte shumë herë më shpejt se sa do ndihmonte mungesa e kujtesës lidhur me atë që u tha. Nuk ka lidhje me asnjë tenxhere zemërimi e tenxhere grumbullimesh, por ka lidhjke me një fakt që e shpjegova. Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë vendosjen e fashës e mos e vendosim në muajin tetor, ta shtyjmë jo të heqim dorë. Reshjet, që kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe në Fierzë, dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi. Këtë nevojë mund të vijojmë ta përballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar,” tha Rama.

Zjarr Tv Ad