Rama e shpalli të vdekur Berishën, Gjiknuri jep një ‘recetë’ të re: Të sjellë emra për president, por duke përdorur Alibeajn

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një konferencë për mediat, duket se ka dhënë ‘recetën’ për bashkimin e dy palëve në PD, duke nisur nga procedura e ndjekur për zgjedhjen  e presidentit të ri të vendit.

Edhe pse nuk pranojnë të negociojnë drejtpërdrejtë me Sali Berishën, të cilin e konsiderojnë të vdekur politikisht, Gjiknuri tha se kjo nuk e pengon ish-kryeministrin Berisha, dhe deputetët e tjerë që e mbështesin, për të sjellë një emër të përbashkët për president. I cili duhet pdyshim që të kalojë në filtrin e socialistëve, të cilët kanë edhe mazhorancën në Kuvend.

A është e gatshme PS që të ulet në tavolinë me Berishën?

Gjiknuri: Nëse kryetari i grupit është shkarkuar apo jo, ka procedura, se mund të ketë shumë vetëshpallje, por në Kuvend ka disa procedura dhe grupe të proceduara. Për sa kohë Alibeaj është kryetar grupi do të jetë në tavolinë bisedimesh. Nëse do shkarkohej Alibeaj thashë, nuk di të jetë shkarkuar ai. Procesi ka nisur, se çfarë ndodh në PD është problem i tyre. Të jetë kandidati për president figurë që i bashkon ato.

Duket se qëndimi juaj bie ndesh me Ramën, Berisha është i vdekur, ju thoni mund të vijë dhe nëse ka propozime.

Gjiknuri: Unë nuk thashë Berisha, nëse Alibeaj e gjen zgjidhjen dhe vjen me propozime dhe të pjesës tjetër, pse jo

A e përjashtoni çdolloj forme bashkëpunimi me Berishën?

Gjiknuri: Patjetër që Berisha nuk ekziston për ne, unë di që vetëm Berisha është non grata, nëse ata vijnë pas Alibeajt, gjithmonë për presidentin, është proces i tyre dhe unë e mirëpres.. Unë hodha një ide, e vlerësojnë ata.

Zjarr Tv Ad