“Rama e shtrëngoi kaq shumë Salillarin, sa i dha 8 mln euro që kur i kapi pallatin pa leje”, ironizon gazetari: Aman mos…

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Klodian Tomorri thotë se qeveria po bën thjeshtë një propagandë sa i përket ndërtimeve pa leje.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se qeveria i kapi kompanisë Salillari një pallat pa leje dhe se më pas i dha 8 milionë euro tendera.

“8 milionë euro tendera për me pak se 10 ditë. Pra i kapen pallatin pa leje, pastaj ja shtrënguan aq shume politiken sa i dhanë 8 milione euro kontrata për të rregulluar llacin e kalasë së Ali Pashes dhe lidhur anijet e KESH-it në Vlorë” shkuan ai ndër të tjera.

E plotë nga Klodian Tomorri:

Nga e thëna në të bërë

“Ne do ta shtrëngojmë akoma më shumë politikën kundër ndërtimeve pa leje, apo shkeljeve të lejeve të ndërtimit. Se deri tani na ka prishur punë llumi i prokurorëve dhe policëve, që ja u mbyllin çështjet me lekë të kamurve,”- tha kryeministri. Kjo është propaganda. Tani shikoni faktet.

Doli qeveria para dy javësh dhe tha qe kemi kapur Salillarin me pallat pa leje. Doli e tha vetë. Nga ajo datë e deri me sot i ka dhënë 8 milionë euro tendera. 8 milionë euro tendera për me pak se 10 ditë. Pra i kapen pallatin pa leje, pastaj ja shtrënguan aq shume politiken sa i dhanë 8 milione euro kontrata për të rregulluar llacin e kalasë së Ali Pashes dhe lidhur anijet e KESH-it në Vlorë.

Tani, popullit i ka mbetur t’i lutet Kryeministrit, aman mos e shtrengo me shumë politikën e ndërtimeve pa leje se nuk mbajmë dot. Se është një risk i madh, qe ketij biznesmenit ne fjale t’i japin nje kontrate 300 milione euro pas ca ditesh. Domethene t’ia shtrengojne edhe me shume.

Nderkohe, Advance Business Solutions, kucedra qe thith parate e AKSHI-t dhe qe ka patur kontratat me te medha per sigurine e sistemeve qeveritare, (shumica sekrete) sot mori nje kontrate tjeter 5.3 milione euro nga AKSHI.

Pse nuk u doli asnjehere emri kompanive qe ishin pergjegjese per sigurine e serverave te qeverise? Pse nuk iu kerkua asnje pergjegjesi ketyre kompanive sepse keto kane marre qindra milione euro per sigurine e serverave? Pikerisht kjo kompania ishte nje nga arsyet. Se gjurmet conin afer, por shume afer, vendit qe nuk duhet te conin.

Mos ja u shtrengoni shume ketyre, por lironi ata mijera fakira qe keni futur ne burg per ndertim kotecesh te pakten se gjynah.

Zjarr Tv Ad