Rama edhe në banjo shkon me antiplumb!

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti democrat Edi Paloka ka bërë një koment ironik lidhur me vizitën e Kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme në Malësinë e Madhek

Vizita e tij shkaktoi tensione pasi disa protestues ki9shin dalë në rrugë për ti penguar kalimin, por vetëm më vonë u mësua se Rama kishtë mbërritur që mbrëmë.

Edi Paloka shkruan në rrjetet sociale se Rama shkon në Kukës me helikotper, në Malësinë e Madhe kalon ferrash, Parlamentin e ka rrethuar sikur të jetë në Rripin e Gazës, Surrelin e ka kthyer më keq se dikur Blloku dhe nuk e heq as në dush antiplumbin.

“E megjithatë vazhdon të bëj “cubin”, arrogantin dhe të fortin me një popull që ka arritur në limitet e mbijetesës.”

Ja postimi i plotë i Palokës:

Në Kukës shkon me helikopter!

Në Malsi të Madhe kalon ferrash!

Kryeministrinë dhe Parlamentin i ka rrethuar sikur të jetë në Rripin e Gazës e jo në kryeqytetin e një vendi që pret të antarsohet në BE.

Kur leviz rrugëve me makinë, të krijohet përshtypja sikur është duke u dislokuar ndonjë bazë e NATO-s aq shumë mjete e forca e shoqërojnë.
Një ushtri me bodyguard ju kontrollojnë deri të mbathurat edhe ministrave përpara se të ulen për drekë me të!

Surreli “i merr të keqen” Bllokut të dikurshëm se në çdo ferrë e mullar bari ka nga një roje. Kalamajtë e fshatit as balona nuk ngrenë dot më në Surrel se i rrethon garda dhe i asgjëson si rrezik për sarajet e liderit suprem .

Antiplumbin nuk e heq as kur futet në dush!

E megjithatë vazhdon të bëjë “cubin” arrogantin dhe të fortin me një popull që ka arritur në limitet e mbijetesës.

Zoti ja shtoftë inatin…!

Zjarr Tv Ad