“Rama është ideatori i inceneratorëve”- Kryemadhi: Do paraqes prova të reja për këtë aferë, janë kapur me presh në duar

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se ajo do të paraqesë prova të reja në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Pa dhënë shumë detaje, Kryemadhi tha se afera me djegësat e plehrave është skandali më i madh korruptive i kësaj qeverie që ka për ideator kryeministrin Rama.

Sipas saj, tregues i kësaj është fakti se kryeministri nuk ka bërë asnjë kallëzim në prokurori në lidhje me këtë skemë të pastrimit të parave që i ka grabitur qytetarëve shqiptarë 189 milionë e euro.

“Edi Rama është pronari i inceneratorëve. Kryeministri i Shqipërisë është ideatori i skemës së evazionit fiskal 189 milionë dollarë, të cilat u janë rrëmbyer qytetarëve shqiptarë, nëpërmjet koncesionit të inceneratorëve, apo dhe koncesioneve të tjera.

Aq shumë i dhemb kryeministrit kjo gjë, sa dhe sot e kësaj dite nuk na tregon transparencën e 128 mln euro të inceneratorit të Tiranës. Apo qoftë të ketë bërë një denoncim në prokurori, apo t’i ketë dërguar një letër për dijeni prokurorisë për tre inceneratorët, të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.

Banda e inceneratorëve mundohet të fshijë çdo argumentim pasi është e vetmja gjë që është kapur me presh në duar kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

Intimidimi që ata i bëjnë prokurorisë dhe medias tregon se është një nga pikat më të dobëta që ata kanë. Unë do pres dhe do vahdoj të paraqes prova të tjera. Me kohë se ç’do gjë ka kohën e vet.

Unë komunikoj me SPAK-un përmes shkresave zyrtare dhe ata thonë ende që jemi në hetim parapra. Në dijeninë time nuk ka ndodhur asgjë”, tha Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad