“Rama është lojtar i paparë shahu”, Luljeta Bozo deputete, Petri Bozo flet për ftesën e kryeministrit: Lëvizje e zgjuar!

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Producenti dhe regjisori i njohur Petri Bozo është suprizuar nga e ëma, inxhinjerja dhe deputetja Luljeta Bozo, përmes një video-mesazhi. Gjatë intervistës gazetari e pyeti atë se si e priti ftesën e kryeministrit Edi Rama që e ëma të ishte pjesë e Partisë Socialiste.

“Mu duk pak habi pastaj mu duk lëvizje shumë e zgjuar e një lojtari shahu të paparë siç është Rama. Sa i përket komenteve në rrjet, le të reagojnë. Nuk i ndalon dot. E kemi më të lehtë t’a paragjykojmë tjetrin se sa t’a vlerësojmë. Me këtë jemi rrahur me vaj e uthull dhe s’na bën përshtypje. Dyshimi ishte tek ime më por në mungesën e babit, pasi kanë qenë të lidhur, e quajti një lajkmotiv më shumë për të kontribuar për shoqërinë dhe për t’i dhënë shoqërisë. Ne nuk na pushtonte telefoni pas tërmetit dhe mami nuk përtonte të shkonte në çdo studio”,  u shpreh ai.

Ndër të tjera ai rrëfeu marrëdhëniet që ka me Ramën dhe se me kryeministrin vite më parë kanë qenë në një fakultet.“Shumë mire. Sot është tjetër pozicion ai. Ne jemi tipa që duhet t’i varemi në qaf dikujt se punën e kemi ngritur me djersën tonë. Kështu që e ruajmë si një raport qe sa herë jemi përballë njeri-tjetrit, salutohemi me mall dhe kaq”, shtoi ai gjatë një interviste për emisionin “Expuls”.

Zjarr Tv Ad