Gazetari Ben Manaj ka reaguar për dështimin e protestës së sotme në Tiranë, ku numri i qytetarëve ishte shumë më i vogël sesa javën e kaluar.
Ai thotë se e dinte që shqiptarët nuk kishin për të ngritur krye, ndaj ka qenë kundër kësaj proteste. Sipas tij, kryeministri Rama është një njohës i mirë i xhepave dhe mendjeve të shqiptarëve, teksa i uron ironikisht kryeministrit të mbretërojë sa të ketë frymë, si “xhaxhi”, duke iu referuar diktatorit Enver Hoxha.
Postimi i plotë:
Sot makinat ne dalje te Tiranes ishin si funeral, ne ardhje bosh!
Protesta kunder rritjes se cmimeve fatkeqesisht deshtoj, pasi shqiptaret realisht dhe tani e them me bindje jane edhe me te pasur, edhe me te lumtur sec i perceptojme ne qe jetojme jashte!
Protesta duhet mbyllur, pasi kriza dhe jeta eshte e perballueshme!
Mos ua prishni lumturine!
lki i lumturuar nga lumturia juajl E dija qe shqiptaret nuk kishin per te ngritur krye, ndaj me sarkazem, ne postime te diteve me pare, kam qene kunder protestes!
Ne mbyllje, perfundimisht, Rama eshte njohes i mire i xhepave dhe mendjeve te shqiptareve, fundja, si cdo sundimtar qe kur njihet qe kemi pasur te tille historikisht!
Tu rruac shqiptareve vella! Te rroc sa malet dhe do rroc e mbreterosh sa te kesh fryme, si xhaxhi!