Rama flet para gazetarëve: Unë do jem i urtë, i mirë, i butë si qingj, më shfrytëzoni, do jem në dispozicionin tuaj, do bëj çmos që…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat, pasi u largua nga seanca e parë e Kuvendit. Çështja kryesore për të cilën u pyet ishin zhvillimet e fundit në kampin e opozitës, por Rama refuzoi të jepte mendimin e tij, apo të tregonte nëse kishin ndonjë marrveshje paraprake me kryedemokratin Lulzim Basha.

Rama e shfrytëzoi këtë rast për t’u thënë gazetarëve, se do të ishte më ndryshe në raport me ta dhe se priste pyetje që kanë të bëjnë me shqetësimet e popullit dhe jo me të shkuarën.

Kryeministri Edi Rama

Unë jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar cdo ditë edhe në raport me ju. Jam i vetëdijshëm se pa dashje dhe kam kaluar kufirin kam krijuar shqetësime për ju. Do bëj çmos që marrëdhëniet tona të jenë fantastike dhe unë të jem në dispozicionin tuaj sa më i urtë dhe i butë. Nëse kjo nuk ndodh atëherë do jetë gabimi im.

E kuptoni sesa e madhe është sfida jonë? PS e ka të pamundur të shikojë nga lart poshtë siç po ndodh në ktë moment, ne jemi lart jemi shumë përpara.

Trishtimet dhe gëzimet janë evenimente shumë të rëndësishem për ti shpërdoruar për cështje të natyrës politike dhe aq më tepër në një kamp tjetër. Më shfrytëzoni për t’më pyetur për çështje që janë me interes për popullin dhe që mund të bëjnë dicka për të zgjidhur hallet e popullit.

Zjarr Tv Ad