Rama flet pas takimit me Borrell: Konflikti i hapur Bullgari-Maqedoni e Veriut ka marrë peng edhe Shqipërinë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar sot përmes rrjeteve sociale se ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare (WPC2021) në Abu Dhabi.

“Ne diskutuam për zgjerimin, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete”, shkruan Borrell.

Borrell ka vendosur theksin te rëndësia për të ruajtur, “vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE-së”.

Nderkohe  Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, gjatë vizitës zyrtare në Abu Dhabi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë shqiptare theksoi se me Përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borell, folën për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut.

Zjarr Tv Ad