Rama flet për BBC: Mos fajësoni shqiptarët për problemet kufitare të Britanisë, jam i neveritur nga kjo lloj politike që nxit ksenofobinë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka folur për BBC në lidhje me shqiptarët që tashmë janë bërë shenjëstër e Britanisë së Madhe.

Rama tha se nuk bëhej fjalë për shqiptarët, por për politikat e dështuara të Britanisë për kufijtë dhe emigracionin.

Kreu i qeverisë ndër të tjera ka folur edhe për komentin e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, e cila tha se Britania e Madhe po “pushtohet”. Ai tha se kjo nuk është një gjuhë politike, apo program, por vetëm fjalë për të nxitur ksenofobinë.

“Zoti Rama tha se komenti “pushtim” i zonjës Braverman ishte “i çmendur” dhe ai e kishte patur “të pamundur të mos reagonte” shkruan BBC.

“Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe emigrimin.

Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion, nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë” tha Rama ndër të tjera për BBC.

Kujtojmë që Rma reagoi dje në twitter pas deklaratës së sekretares së Brendshme britanike, e cila tha se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve, duke akuzuar gjithashtu “shumë” shqiptarë për “abuzim me ligjet tona moderne të skllavërisë”.

Zjarr Tv Ad