Rama flet për emigrimin: Nuk i kam përzënë unë 1 milion shqiptarë…

0
627
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Edi Rama është ndalur te çështja e emigracionit, për të cilën tha se nuk ka asnjë qeveri që mundet ta frenojë, sa kohë që njerëzit kanë të drejtë që të lëvizin. Rama tha s’e Shqipëria, do të kishte qenë në një vdekje klinike, në rast se shumë emigrantë nuk do të ishin larguar dhe më pas do të kishin investuar të ardhurat e tyre në Shqipëri.

Duke marrë disa shifra pa burim, Rama thotë se në periudhën mes viteve 2008-2013, ka më shumë të larguar ,sesa gjatë viteve të qeverisjes socialiste.

“Pa emigracon masiv Shqipëria do ishte një e vdekur klinike. Ende duhet punë për ti sjellë krejt në terezi, nuk do flisnim për këto nëse s’do kishim humbur kaq shumë kohë. Askush të mos mendojë se nuk  do të flisnim për emigracionin. Diferenca që sot Kroacia ka me ne, është se nuk e ka ndaluar emigracionin. Edhe atje ikja e trurit është një shqetësim kombëtar, për të mos përmendur dhe vende të tjera. Numrat e ikjeve do kishin qenë më të ulët po të mos kishte pasur 1997-1998. Apo mos të ishin hapur prurjet e kalimeve nga Siria.

Në mjedisin tonë publik debati s’ka shkuar asnjëherë përtej politikës së sherrit. Edi Rama përzuri 1 milion, erdhi Rama ikën 600 mijë, si janë në të vërtet faktet. Pa mohuar asgjë, por i vetëdijshëm që shumëçka prej kësaj  tabloje do ishte po kështu.

Disa shifra të thjeshta, flasin vetë, Këtu kemi lejet e qëndrimit në BE. Duke marrë parasysh shqiptarët që kanë vendosur të zhvendosen. Në 2008-2013, kemi më shumë të largur se në 2014-2018. Është dokument zyrtar. Në 2008 kemi afër 100 mijë njerëz brenda 1 viti,  trendi vjen në ulje. Kemi trend të qëndrueshëm me një ngritje dhe rizbritje. Kemi dhe të rikthyer. Shqiptarët për bukë s’kanë vdekur që nga koha e skënderbeut”, është shprehur Rama gjatë fjalës së tij.

 

Zjarr Tv Ad