Rama flet për Kosovën, kryeministri kroat: Shqipëria meriton çeljen e negocitave me BE

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria meriton çeljen e negocitave me BE-në qershorin e ardhshëm”. Kështu është shprehur kryeministri kroatAndrej Plenkovic, gjatë takimit të zhvilluar me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.“Kroacia është për hapjen e negociatiave të Shqipërisë, por edhe për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian. Prej qershorit të kaluar deri në qershorin e ardhshëm, edhe Shqipëria edhe Maqedonia, kanë kaluar një hap të madh mendoj kur janë në pyetje reformat sidomos në drejtësi. Pas zgjedhjeve europiane shpresoj se edhe Shqipëria do të fillojë negociatat e anëtarësimit.

Kryeministri shqiptar dhe homologu i tij kroat nënshkroi marrëveshjen e përbashkët për Partneritetin Strategjik. Prej andej, Rama komentoi edhe situatën Kosovë-Serbi, për të cilën u shpreh se vendosja e taksës është një masë të detyrueshme që zëri Kosovës të dëgjohet, duke kritikuar dhe vendet e BE.

Së pari dua të them që Beogradi e ka shkelur në mënyrë të përsëritur marrëveshjen e CEFTA-s dhe Kosova në mënyrë të përsëritur është ankuar për këtë, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim për këtë. 

Liberalizimi i vizave që u premtua me të madhe nga vendet e BE pas marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk u bë. Vendosja e taksës është anormale, por dhe situata është anormale. Kështu që në kushte noramle do të ishte i dënueshëm, por tani në këto kushte duhet marrë siç është, një klithmë dhe reagim politik, jo një luftë tregtare.”

Takimi u zhvillua gjatë Samitit të Kryeministrave të iniciativës të Europës Qendrore, që po zhvillon punimet në Zagreb të Kroacisë, ku Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Zjarr Tv Ad